Telegrafi

Nuk ishte e shkruar: Do të habiteni kush ka mundur të ishte në vendin e Angelinas (Foto)

Angelina Jolie dhe Brad Pitt nisën romancën e tyre gjatë xhirimit të filmit të vitit 2005, “Mr. & Mrs. Smith” dhe lidhja e tyre ka vazhduar deri më sot.

Mirëpo, është interesante se rolin e ‘zonjës Smith’ për pak ka mundur ta fitojë këngëtarja Gwen Stefani.

Ndërkaq, gjatë një interviste në emisionin The Howard Stern Show, 46-vjeçarja ka folur për gjërat interesante në jetën e saj dhe për atë se ka mundur ta luante ajo rolin e Jane Smith (të cilin e ka portretizuar Angelina) përkrah Pittit.

Lexo po ashtu Ndryshim i madh në dukjen e këngëtares (Video)

“Mendoj se për pak kam mundur ta fitoj (atë rol). Kam shkuar në shumë audicione, doja të merresha me filma, por e doja më shumë muzikën”, kishte deklaruar Stefani gjatë atij emisioni.

Lexo po ashtu Angelina mendon se Brad Pitt e tradhëtoi me ish-gruan

Ndërsa duke komentuar më herët atë film, Pitt është shprehur: “Është e dukshme se ka qenë e shkruar që Angelina të jetë partnerja ime”. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Vështirë se mund ta qëlloni moshën e këtyre yjeve (Foto)