Sipas gazetarit Chris Williams, Brighton është shumë i pakënaqur me agjentin e Moises Caicedo, Manuel Cierra për mënyrën sesi ai u soll pasi ra dakord për kushtet e shitjes së lojtarit te Liverpooli.
Raportohet se Cierra ka marrë komisione (bonuse për agjentin) nga Chelsea, në mënyrë që të mos e lejojë klientin e tij të kalojë në Anfield.
“Më është thënë nga burime të mirinformuara se Manuel Sierra i tha Moises Caicedos të rezistonte këtë mëngjes, pasi kushtet verbale u ranë dakord me Liverpoolin, përpara se të pranohej oferta e tyre rekord”, shkruan Williams.
“Brighton thuhet se është i zemëruar pas vendosjes së kushteve të shitjes me Sierran”.
Disa orë pasi oferta e Liverpool u pranua, Caicedo thuhet se i tha klubit se ai dëshiron vetëm t’i bashkohet Chelseat.
Blutë nuk kanë bërë ende një ofertë që përputhet me kushtet e Liverpoolit për 21-vjeçarin, ndërsa transferimi pritet të kryhet këtë fundjavë. /Telegrafi/