Lionel Messi është rikthyer edhe një herë te deklarata e tij e vjetër rreth Topit të Artë dhe se kush e meritoi në dy vitet e fundit.
Ylli argjentinas kishte thënë se Robert Lewandowski e meritonte çmimin presitigjioz, por që ai nuk u dha shkaku i pandemisë me COVID-19.
Mirëpo, tani shtatë herë fituesi i Topit të Artë bëri të qartë se ai nuk e kishte fjalën edhe për vitin 2021, vitin kur ai e mori në duar çmimin më të madh individual për një lojtar.
“Nuk më intereson çfarë tha Lewandowski pas Topit të Artë. Thashë se ai e meritonte Topin e Artë të vitit të kaluar, jo për vitin që fitova”, ka deklaruar fillimisht Messi.
“Të gjithë thonë atë që duan dhe padyshim që ai mund të shprehet dhe të thotë çfarë të dojë”.
“Sinqerisht nuk e pashë atë që tha por as nuk i dhashë shumë rëndësi. Kjo është ajo, ishte atje dhe ai mund të thotë çfarë të dojë dhe mua nuk më intereson”, ka shtuar më tej argjentinasi. /Telegrafi/