Site icon Telegrafi

Nuk ia përmend emrin, por Allegri i referohet Ronaldos teksa flet për identitetin e Juves

(Foto: ProShots/FootballTransfers)

Në konferencën për shtyp para derbit ndaj Torinos, Massimiliano Allegri është pyetur në lidhje me identitetit e skuadrës së Juventusit.

Në përgjigjen e tij, trajneri nuk e ka përmendur emrin e Cristiano Ronaldos, mirëpo raportohet se i është referuar atij duke thënë se “objektivat personale janë lënë anash” dhe se “po ndihemi më shumë si skuadër”.

“Mendoj se objektivat personale janë lënë anash, duke u fokusuar te skuadra. Tashmë jemi bashkë qe gjashtë-shtatë muaj. Po e njohim njëri-tjetrin pakëz më shumë, po ndihemi më shumë si skuadër”.

(Foto: Getty/Xinhua/Insider)

“Ka entuziazëm dhe dëshirë për të fituar edhe pse do të jetë shumë vështirë këtë sezon”, është shprehur Allegri.

Lexo po ashtu Bonucci dhe Chiellini: Mund të bëni shaka me Cristiano Ronaldon, ai është super yll – por nuk u soll si i tillë te Juventusi

Trajneri e ka përmendur Derby della Mole ndaj Torinos që zhvillohet nesër (e premte) dhe pastaj skuadra duhet të përgatitet menjëherë për takimin e Ligës së Kampionëve kundër Villarrealit që zhvillohet në mesjavë. /Telegrafi/

Exit mobile version