Barcelona raportohet se do të synoj transferimin e Dani Olmos në afatin kalimtar të janarit nga Rasenball Sport Leipzig.
Katalunasit tentuan transferimin e lojtarit edhe në afatin kalimtar të kësaj vere, por që në fund marrëveshja nuk u finalizua.
Olmo ka kohë që kërkohet nga Blaugranasit, mirëpo deri më tani nuk ia kanë dalë për t’i marrë shërbimet e tij.
Paraqitjet e tij janë vëzhguar në vazhdimësi nga Barcelona, por që këta të fundit duhet të rrisin ofertën e tyre për ta realizuar operacionin.
Olmo është i gatshëm që të rikthehet në Camp Nou dhe në afatin kalimtar dimëror mund të ndodhë që ai të veshë përsëri fanellën e klubit.
Kujtojmë se 23-vjeçari kishte qenë pjesë e të rinjve te Barcelona, para se të largohej drejt Dinamo Zagrebit në vitin 2014, e aktualisht luan te RB Leipzig. /Telegrafi/