Shoferi i furgonit të bardhë e goditi çiklistin dhe e rrëzoi për toke, ndërsa as që i shkoi mendja të kërkojë falje. Për më keq, ai doli duke e sharë goditur me grushte.
Mashkulli në uniformë pune kujdeset të shikojë nëse i është gërvishtur vetura, e më qëllon pamëshirshëm çiklistin, transmeton Telegrafi.
Ky i fundit kishte kamerën GoPro në helmetë dhe regjistroi gjithçka, për ta postuar më pas xhirimin në YouTube.
Autoritetet e rendit në Britani të Madhe kanë kërkuar që ky çiklist të paraqitet në stacionin më të afërt policor dhe të japë deklaratën e tij, si dhe të tjerët që të japin informata për shoferin agresiv. /Telegrafi/