FIGC ka vendosur që të mos ketë padi të ngritur për trajnerin e Juventusit, Massimiliano Allegri i cili bisedoi me Paolo Tagliaventon pas ndeshjes.
Bianconerët fituan 3-2 kundër Inter, që vazhdojnë të ankohen për një karton të kuq të munguar ndaj Miralem Pjanic.
Tagliavento si gjyqtar i katërt në këtë ndeshje kaloi në zonën miks, ndërsa Allegri thuhet ta ketë komentuar paraqitjen e Daniele Orsatos: “Shkoi mirë… Ai ishte shumë i mirë… ngriheni në detyrë”.
ANSA raporton se prokuroi i federatës, Giuseppe Pecoraro, ka kërkuar që t’i shoh incizimet e çdo gjëje që konsiderohet e panatyrshme.
Sky shkruan se pas investigimeve nuk është hapur asnjë procedurë.
Percoraro e ka shikuar incizimet dhe ka vendosur që të mos ketë më tutje asgjë, pasi asnjë rregull nuk është thyer.
Në videon tjetër thuhej se Tagliavento ka thënë “adesso nel recupero vinciamo” (në shqip “tani do të fitojmë në kohën shtesë”).
Megjithatë, në të vërtet aty thuhet “Çfarë do të bëjmë me kohën shtesë”.
Sfidat mes Interit dhe Juventusit gjithmonë mbyllen me polemika të mëdha, sidomos nga zikaltërit, që në shtatë vitet fundit nuk dinë për trofe. /Telegrafi/