Site icon Telegrafi

“Nuk flas pa avokatin tim” – Klopp pyetet për transferimet e çmendura nga Chelsea

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, bëri shaka se ai do të diskutonte shpenzimet e Chelseat në afatin kalimtar të janarit vetëm nëse do të kishte një avokat të pranishëm.

Blutë nënshkruan me tetë lojtarë në afatin kalimtar të janarit, por të gjithë janë të befasuar se si po ia dalin të bëjnë kanë shumë shpenzime.

Chelsea kompletoi nënshkrimin e Enzo Fernandez nga Benfica për 121 milionë euro. Ai çoi shpenzimet e pronarit Todd Boehly mbi 300 milionë euro dhe theu tarifën rekorde britanike të paguar për një lojtar.

Lexo po ashtu Klopp u kërkon falje tifozëve të Liverpoolit dhe zbulon se çfarë e shpëtoi nga shkarkimi

Klubi londinezpërfundoi duke shpenzuar më shumë se çdo klub në ligat italiane, gjermane, franceze dhe spanjolle së bashku.

Klopp nuk ka frikë të shprehë mendimet e tij për paratë në futboll. Trajneri i Reds shpesh flet për mungesën e fuqisë financiare që skuadra e tij ka në krahasim me Chelsean, Newcastle United dhe Manchester Cityn.

Lexo po ashtu Paraqitja katastrofale e Mudryk në statistika ndaj Fulhamit për 45 minuta

Kur u pyet për shpenzimet e tyre, ai u përgjigj: “Nuk them asgjë pa avokatin tim! Jo, po bëj shaka”.

“Unë nuk e kuptoj këtë pjesë të biznesit, si çfarë mund të bësh dhe çfarë nuk mund të bësh. Ata janë të gjithë lojtarë shumë të mirë, kështu që nga ky këndvështrim, urime”.

Lexo po ashtu Todd Boehly: Një gjeni në realizimin e transferimeve – apo një biznesmen i pamatur?

“Unë nuk e kuptoj se si është e mundur, por padyshim që nuk më takon mua të shpjegoj se si funksionon. Do të ndodhë në një moment që ata të luajnë mirë së bashku, por sa shpejt, nuk e di”, ka vazhduar ai.

Chelsea ka shtuar në skuadrën e tyre David Datro Fofana, Andre Santos, Benoit Badiashile, Mykhailo Mudryk, Noni Madueke dhe Malo Gusto.

Felix është në huazim për një sezon nga Atletico Madrid, ndërsa Gusto do të bashkohet në verë pasi të kalojë pjesën tjetër të këtij sezoni me Lyon. /Telegrafi/

Exit mobile version