Joan Laporta edhe një herë e ka komentuar të ardhmen e Lionel Messit.
Ylli argjentinas është aktualisht lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Barcelona ka skaduar më 30 qershor.
Lojtari 34-vjeçar ende nuk ka nënshkruar marrëveshje të re, derisa Laporta ka thënë se gjërat janë duke shkuar mirë, por ende nuk janë zgjidhur disa detaje.
“Jemi duke punuar në marrëveshjen e Messit”, ka thënë presidenti i Barcelonës në një konferencë për media.
“Nuk është zgjidhur ende e tëra, por jemi duke bërë një progres të mirë. Ai dëshiron të qëndrojë”.
Messi ende nuk është rikthyer në stërvitje te Barcelona dhe raportohet se ai ka bërë të ditur se nëse nuk i ofrohet kontrata e re, ai do t’i vazhdojë pushimet edhe më tej. /Telegrafi/