Efi Dhedhes dhe Kiara Tito e kanë diskutuar sërish raportin e tyre në spektaklin e natës së sotme (e shtunë) në Big Brother VIP Albania.
Vajzave i është lëshuar një klip i shkurtër, në të cilin kanë thënë shumë gjëra kundrejt njëra-tjetrës.
Ato janë pyetur se si qëndron marrëdhënia e tyre dhe se çfarë ka ndodhur në gjithë këtë situatë.
“Nuk e di çfarë të them më tepër. Nuk kam as forcë, as fakte. Nëse vazhdoj të flas duket sikur justifikohem”, u shpreh Dhedhes.
“Nuk më intereson fare as mendimi i njërit as i tjetrit. Nuk më intereson më tepër. Do të përpiqem të arrij në finale, pse jo edhe ta fitoj. Distanca erdhi në momentin që këta vazhduan të qëndrojnë nëpër cepa. Po e shihja se ishte në distancë”, vazhdoi më tej ajo.
Kiara nga ana tjetër shtoi: “Nuk është e vërtetë që Efi nuk hedh kunja se hedh. Nuk dua më të fokusohem se çfarë ka ndodhur jashtë. Efit nuk është se i bëhet vonë për mua. Momentin që ka qenë mirë me Luizin është afruar, momentin që ka qenë keq me Luizin është larguar. E ka treguar në shumë momente këtu në shtëpi”.
Konkurrentët gjithashtu kanë dhënë mendimet e tyre për këtë miqësi, ku disa mendojnë se kjo është një lojë që ata po bëjnë duke përfshirë edhe Luizin. /Telegrafi/