Real Madridi mund ta bëj një shitje të madhe në afatin kalimtar dimërorë.
Fjala është për sulmuesin brazilian Rodrygo Goes i cili këtë edicion nuk ka shfaqur atë që kanë pritur të gjithë.
22-vjeçari ka zhvilluar 11 ndeshje në total derisa produktiviteti i tij ka rënë pasi ka shënuar vetëm një gol dhe ka asistuar në një tjetër.
Viti i kaluar ishte fantastik për sulmuesin brazilian i cili kishte shënuar 19 gola dhe kishte asistuar në 11 të tjerë në 57 ndeshje zyrtare dhe ky fillim i edicionit po konsiderohet i dobët.
Deklaratat e fundit të tij se nuk i pëlqen të luaj si sulmues qendror nuk janë pritur mirë te Los Blancos të cilët po mendojnë shitjen e tij në janar.
Ok Diario ka raportuar se te Real Madridi po studiojnë shitjen e yllit brazilian nëse vije një ofertë mbi 150 milionë euro.
Klubet angleze si Manchester United, Liverpool e Chelsea janë alarmuar nga ky lajm, por edhe PSG që e pëlqen shumë brazilianin. /Telegrafi/