Site icon Telegrafi

“Nuk e toleroj askënd të më ofendojë” – Xhuli Nura dhe Andi Artani ‘përplasen’ gjatë një debati në BBVK

Foto: Screenshot/YouTube

Big Brother VIP Kosova vazhdon të jetë i mbushur me ngjarje të ndryshme, debate e madje edhe në disa raste përplasje mes banorëve.

Së fundmi një diskutim është zhvilluar ndërmjet modeles Xhuli Nura si dhe ish-konkurrentit të “Përputhen”, Andi Artani.

Biseda nisi duket pas keqkuptimeve që Xhuli pati me Andin, për shkak të disa fjalëve, që i ka konsideruar si shaka me prapvijë.

Foto: Screenshot/YouTube

“Nuk e toleroj askënd të më ofendojë me një shaka që unë nuk e kuptoj që është e drejta ime, të thashë edhe tani në fytyrë. Nëse nesër ndodh nëse t’i më thua një shaka diçka ofendim për intelegjencën time nuk ta pranoj. Unë jam shumë intelegjente por atë punë nuk e kuptoj, sarkazmën tënde”, tha Nura.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Big Brother VIP Kosova

Ndërsa më tej nuk mungoi dhe një përgjigje nga Artani: “Nëse dikush më thotë mua diçka dhe nuk e kuptoj a i bie që po ma ofendon intelegjencën. A e di si është kjo. Sarkazmë bëjmë të gjithë”.

Foto: Screenshot/YouTube

“Shakatë që janë me prapavijë me kunja nuk i kuptoj dhe nuk dua t’i kuptoj. Flet për diçka, thoni Xhuli e ka bërë të gjithë qeshni. Kjo e prek dikë. Nuk është gjë e mirë, nuk është njerëzore”, tha në vazhdim ajo.

“Unë nuk kam asgjë. Që mund të them se po kapem me Xhulin. Nuk kam asgjë personalisht kundër teje. Nuk po them që kam diçka me ty”, shtoi Andi. /Telegrafi/

Exit mobile version