Telegrafi

“Nuk e meritojmë të luajmë në Ligën e Kampionëve, madje as në atë të Evropës” – Xhaka nuk ngurroi t’i ‘sulmonte’ bashkëlojtarët pas humbjes nga Newcastle

Granit Xhaka ka shpërthyer pas humbjes së Arsenalit ndaj Newcastles me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 37-të në Ligën Premier.

Mesfushori shqiptar me pasaportë zvicerane ka thënë  pas ndeshjes se me lojën që bënë dhe dëshirën që kishin, nuk e meritojnë të jenë në Ligën e Kampionëve apo në Ligën e Evropës.

“Ne nuk bëmë atë që ishte plani i lojës, duke mos dëgjuar trajnerin, duke mos bërë gjërat tona”, ka deklaruar”, ka deklaruar Xhaka.

Lexo po ashtu Newcastle shokon Arsenali, e mposhtë me rezultat të pastër dhe ia humb thuajse gjitha gjasat për vendin e katërt

Ajo që ndodhi ishte një shfaqje fatkeqësie. Ne nuk e meritojmë të luajmë Ligën e Kampionëve. Ne nuk e meritojmë as të luajmë Ligën e Evropës.

“Është shumë e vështirë për ta kaluar këtë”, është shprehur më tej mesfushori i Arsenalit.

Në xhiron e fundit, Arsenali duhet të fitojë ndaj Evertonit dhe të shpresojë që Tottenhami të humbë nga Norwichi i rënë tashmë në Championship, për të shpresuar që të sigurojnë vendin në garën më të madhe për klube në Evropë, pasi kanë 66 pikë, dy më pak se Spurs. /Telegrafi/