Telegrafi

“Nuk e ka asnjë hit” – Blero flet sërish për Linda Halimin

Pas deklaratave të saj për Bleron, këngëtari ka vazhduar të komentoj rreth Linda Halimit.

Në një tjetër diskutim me Edona James, Blero tha se e respekton këngëtaren për vokalin, por sipas tij, ajo nuk ka asnjë hit.

Autori i “Fotografia” vazhdoi duke thënë se Linda ka zë shumë të mirë, por nuk mbahet mend për një këngë e cila është dëgjuar shumë.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

“Ma thuaj një këngë që e ka hit, nuk e ka asnjë hit, e respektoj se ka vokal shumë të mirë, por nuk ka punë, bagazh, respektoj për vokal, por populli ynë e pranon atë që ua do zemra”, u shpreh Blero.

Kujtojmë që në ‘Prime’-in e fundit, Linda u shpreh se 13 vite më parë Blero e kishte shoqëruar deri te hoteli ku po qëndronte dhe më pas i kishte kërkuar që të shkonin bashkë në dhomën e saj.

Akuzat e saj këngëtari vendosi t’i injoronte në atë moment pa dhënë ndonjë kundërpërgjigje konkrete.

Lexo po ashtu Gani Gërmia zbulon shumën më të madhe që mori bakshish si kamarier

Por, në ditët në vazhdim ai e quajti këngëtaren me terma të ndryshëm si ‘e pamoralshme’ dhe ‘me probleme mentale’. /Telegrafi/