Telegrafi

Nuk e harron as të dashurin – Dua Lipa shihet me Callum Turner në pas-ndejën e Grammy Awards

Dua Lipa solli të dashurin e saj të ri, Callum Turner, në festën e organizuar pas Grammy Awards 2024.

Këngëtarja, 28 vjeçe, dhe aktori, 33 vjeçar, u drejtuan për në Chateau Marmont në Los Angeles dorë për dore pas ceremonisë.

Dyshja së fundmi bënë publike romancën dhe ndërsa Dua kaloi e vetme në tapetin e kuq më herët gjatë natës, Callum ishte aty për ta mbështetur më pas.

Foto: Backgrid

Pas festës, artistja e famshme dukej mahnitëse me fustan të zi me prerje të guximshme anash.

Lexo po ashtu Nuk lë anash familjen - Dua Lipa shoqërohet nga i ati Dukagjini në Grammy Awards

Ndërkohë, Callum dukej atraktiv po ashtu me një kostum të errët dhe këmishë të bardhë teksa po shkonte drejt vendit të ngjarjes me të dashurën e tij mahnitëse në krah.

Foto: Backgrid

Lajmi për romancën e tyre shpërtheu kur të dy u panë në një festë në Beverly Hills për shfaqjen e tij “Masters of the Air”.

Në pamjet e siguruara nga TMZ, ylli i popit kërcen ngadalë me Callum në mbrëmjen e mbushur me yje.

Foto: Backgrid

Romanca e fundit e Duas vjen pas ndarjes së saj nga i dashuri francez, Romain Gavras. /Telegrafi/

Foto: Backgrid