Site icon Telegrafi

Nuk e diti prejardhjen e burrit të saj, Rita Ora thuhet se është thellësisht e dëshpëruar për gabimin që bëri në “The Voice Australia”

Rita Ora është ‘e tmerruar’ pasi bëri një gabim të sikletshëm në lidhje me përkatësinë etnike të bashkëshortit të saj Taika Waititi gjatë një episodi të “The Voice Australia”.

Ylli shqiptaro-britanik i muzikës pop, 32 vjeçe, po përpiqej të bindte një konkurrent nga Christchurch që ai t’i bashkohej ekipit të saj sepse ajo ishte ‘e martuar me një burr gjysmë samoan’, shkruan DailyMail.

Megjithatë, bashkëshorti i saj, regjisori i famshëm Taika Waititi, nuk është identifikuar kurrë si Samoan, raportoi Stuff.

Sipas New Idea, Rita është ‘plotësisht e tmerruar’ që shikuesit mendojnë se ajo ngatërroi etninë e burrit të saj.

Lexo po ashtu Rita Ora ia huq në "The Voice Australia", nuk e di saktë përkatësinë etnike të bashkëshortit të saj

“Ajo është plotësisht e tmerruar që njerëzit mendojnë se ajo ka prishur trashëgiminë familjare të Taikas”, pohoi burimi.

Burimi shtoi se Rita “është kaq e shqetësuar për ta zhgënjyer” Taikan pak kohë pasi çifti filloi jetën e tyre martesore së bashku.

Gjatë episodit që u transmetua javën e kaluar, Rita e cila është në panelin e gjykimit së bashku me Guy Sebastian, Jason Derulo dhe Jessica Mauboy, po përpiqej të bindte Marley Sola nga Christchurch se ai duhet t’i bashkohej ekipit të saj.

Marley po diskutonte historinë e tij familjare me Derulon, duke zbuluar lidhjen e tij me Kishën Adventiste të Ditës së Shtatë Samoane dhe trashëgiminë e tij pjesërisht samoane.

Derulo gjithashtu vuri në dukje tatuazhet e tij samoane dhe përmendi faktin se një prej rojeve të tij të sigurisë është samoan.

Pikërisht në këtë moment Ora tha: “Unë jam e martuar me një burrë gjysmë samoan, kështu që…”.

Megjithatë, shikuesit me sy shqiponjë vunë re se Ora dukej se i kishte përzier informacionet e saj.

Në fakt, trashëgimia e tij është një përzierje e rrënjëve Maori, hebreje ruse, irlandeze dhe franceze kanadeze.

Ai shpesh i referohet vetes si një “çifut polinezian”, duke u krenuar prejardhjen e tij të përzier.

Me sa duket Ora kishte për qëllim të përdorte termin ‘polinezian’, i cili përfshin popuj të ndryshëm indigjenë të rajonit polinezian, në vend të ‘Samoan’, që i referohet në mënyrë specifike popullsisë indigjene të ishujve Samoan. /Telegrafi/

Exit mobile version