Telegrafi

Nuk e dinte se ishte në transmetim direkt, prezantuesja e BBC ngrit para kamerës gishtin e mesëm

Në internet është shfaqur një video e Maryam Moshiri që është bërë virale.

Bëhet fjalë për prezantuesen e BBC News e cila tregon gishtin e mesëm para se të kuptojë se ishte në transmetim direkt në program, transmeton Telegrafi.

Siç raporton Daily Mail, Moshiri është një prej redaktoreve më me peshë të këtij mediumi britanik, transmeton Telegrafi.

Në videon e publikuar më poshtë, ajo fillimisht bën mimika duke mos e ditur se ishte në transmetim direkt dhe më pas ngrit gishtin e mesëm.

Megjithatë, pasi e kuptoi se çfarë kishte bërë, ajo largoi shpejtë dorën dhe në një fare forme ia bëri me dije se e kuptoi që ka gabuar.

“Direkt nga Londra, ky është BBC News”, thotë ajo.

Ky skandal ndodhi në orët e para të mesditës, kur lajmi transmetohet për shikuesit në mbarë botën. /Telegrafi/

@dailymail I dont think we were meant to see that 😳 BBC News presenter Maryam Moshiri was caught putting her middle finger up to the camera while live on air #bbcnews #tvblooper #tvfail #newsbloopers #fyp #news ♬ original sound – Daily Mail