Telegrafi

“Nuk dua të mërzis njeri”, Donaldi nuk heq dorë teksa flet sërish për Bora Zemanin

Foto: YouTube

Aktori i njohur nga Vlora, Donald Veshaj, jo më kot u shpall personi më i kërkuar në Google në Shqipëri gjatë vitit 2021.

Ai ka qenë i përfolur e stërpërfolur për një sërë ngjarjesh gjatë qëndrimit në Big Brother VIP.

Derisa ka nisur një njohje të re me këngëtaren Beatrix Ramosaj, ai më parë ka qenë në një lidhje dashurie për një kohë të gjatë me moderatoren, Bora Zemani.

Ndërkohë që sot iu kërkua nga ‘Vëllai Madh’ t’i bëjnë programet e Top Channel, ai ka bërë një bisedë me modelen Beniada Nishani.

I njëjti u shpreh se nuk e di si janë gjërat jashtë dhe se nuk dëshiron ta mërzisë askënd.

Lexo po ashtu Donaldi ngatërron emrat, përmend pa vetëdije Borën në spektaklin e Big Brother VIP

Beniada në anën tjetër i tha Donaldit se ai kapitull ka ikur dhe nuk duhet të mendojë më për atë pjesë.

Veshaj përndryshe në fillim të hyrjes në BB VIP pati një takim romantik me Zemanin, me të cilën shkëmbeu puthje e përqafime.

Theksojmë që mbrëmë nga Big Brother VIP u largua blogerja Sarah Berisha dhe kishte pesë hyrje të reja. /Telegrafi/

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.