Telegrafi

“Nuk dua të luaj futboll” – John Obi Mikel kërkon nga Superliga e Turqisë që të suspendohet kampionati shkaku i coronavirusit

John Obi Mikel nga kërkuar nga krerët e Superligës së Turqisë që të suspendohet kampionati shkaku i coronacirusit.

Mesfushori që aktualisht luan te Trabzonspori ka than se ai nuk po ndihet komod derisa pandemia ka shpërthyer në të gjithë botën.

“Nuk po ndihem komod dhe nuk dua të luaj futboll në këtë situatë”, ka thënë ish-anëtari i Chelseat.

“Jeta është më e rëndësishme se futbolli. Të gjithë duhet të jemi në shtëpi me faljet tona dhe me më të dashurit tanë në këto momente kritike”.

“Sezoni duhet të suspendohet, derisa bota po kalon nëpër një moment kritik”, ishte më tej mesazhi i tij.

Liga Premier, Serie A, La Liga,Eredivisie dhe Ligue 1, tashmë kanë anuluar të gjitha ndeshjet deri në muajin prill, derisa në Turqi ende nuk janë shfaqur shenjat e para të coronavirusit. /Telegrafi/