Një tjetër mision i përfunduar me sukses!
Kështu ishte edhe episodi i shtatë i dokumentarit estetik, “Estetika me Krenarin”, i cili tashmë mbledh para ekranit çdo të diel të apasionuarit pas ndryshimeve dhe estetikës.
Portagonistja e episodit të shtatë ka qenë Blendë Mustafa nga qyteti i Gjilanit, e cila gjetur zgjidhje për problemin e saj të piklave në hundë dhe në ballë.
Studentja e vitit të tretë në Fakultetin e Edukimit tregoi gjatë dokumentarit se piklat kishin filluar të shfaqen në klasë të parë dhe se e kishin përcjell gjatë gjithë jetës, duke u shoqëruar edhe me pyetje të shumta nga njerëzit përreth – të cilat e bënin të mos ndjehej mirë.
Për t’i larguar pikat e kafta të njohura ndryshe si efelite, ajo iu nënshtruar disa trajtimeve të ndryshme në Qendrën “Esthetica” si: “Alma Harmony XL PRO”, “DYE – VL – Baby Face” dhe “Clear lift – CVD tip”, gjersa në fund ka bërë disa trajtime mirëmbajtjeje të lëkurës pas pastrimit.
Pas javësh trajtimi, Blenda arriti që të ketë pamjen e dëshiruar dhe piklat e dikurshme ishin larguar tashmë nga fytyra e saj.
Dokumentari përmbyllet me Blendën e cila gjen kënaqësinë përpara pasqyrës me pamjen e saj të re. Ajo njëherësh befasohet me një vizitë nga Ass. Msc. Krenar Dobroshi i cili e viziton atë në shkollën e saj, për të bërë nga një shëtitje me biçikletë rrugëve të qytetit.
“Estetika me Krenarin” transmetohet të dielave në orën 15:00 në RTV Dukagjini, mbështetur nga Telegrafi.com.