Ky thuhet të jetë momenti kur një ushtar rus hodhi në erë bazën e njësisë së tij përpara se të bënte një dezertim dramatik në Ukrainë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet tregojnë, i njohur vetëm me shenjën e tij të thirrjes “Silver”, duke shkatërruar kampin përpara se të ndërrojë anën.
Oficerët shihen në video duke pastruar armët dhe duke folur para se të shkojnë në shtrat.
Dhe një zjarr shpërthen më pas në hapësirën që mbante rreth 15 burra në atë kohë.
Sipas raporteve, shpërthimi, i cili ndodhi në njësinë Storm-Z, plagosi rëndë komandantin e batalionit.
Njësitë Storm-Z zakonisht përbëhen nga ish-të dënuar dhe ish-mercenarë.
Në një konferencë shtypi në Kiev të mërkurën, Silver tha se ishte zhgënjyer me njësinë e tij pasi e pa atë të kryente këtë veprim.
Ai shtoi se kishte nënshkruar ‘për të mbrojtur atdheun tim’, jo për ‘të vdes për Putinin’.
Një zëdhënës i drejtorisë së inteligjencës ushtarake të Ukrainës tha se ‘Silver’ kishte ofruar ‘inteligjencë të vlefshme’ planet e betejës ruse dhe pozicionet e njësive. /Telegrafi/