Telegrafi

Nuk do të besoni se ku është futur emigranti në veturë, vetëm për të hyrë në Evropë (Foto)

Një emigrant ka qenë me fat që ka mbijetuar, pasi udhëtoi i përdredhur në pozitë fetusi afër motorit të veturës për një kohë të gjatë.

Kërkuesi i azilit ka udhëtuar nga Guinea – që ndodhet në pjesën perëndimore të Afrikës – deri në Spanjë, i futur në një vend të improvizuar, me një hapësirë tejet të vogël.

Mbrojtja Civile e kufirit e ka gjetur atë të ngushtuar mes motorit të makinës dhe ngrohësit, transmeton Telegrafi.

Zbulimi që është bërë në Ceuta, që është qytet kufitar mes Meksikës dhe Marokut, ka ardhur pasi shoferi ka qenë tepër nervoz.

Kjo ka ngjallur dyshime dhe zyrtarët kanë kërkuar të hapet edhe pjesa e përparme e veturës.

Ai është dërguar në spital, i rraskapitur nga nxehja dhe gazrat e derivateve.

Mjekët kanë thënë se nëse do të qëndronte më gjatë në atë vend, ai nuk do të kishte mbetur i gjallë. /Telegrafi/