Telegrafi

Nuk deshi të lejonte që vetura që kishte pas ta tejkalonte, shoferi i Porsche e pëson keq – përfundon në barrierat e autostradës

Ky është momenti dramatik kur një shofer u filmua duke humbur kontrollin e tij ndaj Porsche dhe duke u përplasur në barriera, në një autostradë në Kaliforni.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet tregojnë makinën sportive që lëvizë përgjatë autostradës në Kaliforni, ngjitur me malet shkëmbore San Bernardino.

Ajo kalon një automjet të bardhë në një kthesë përpara se të “devijohet” gradualisht në korsinë e brendshme.

Në kthesën e dytë të autostradës, Porsche bën një kthesë jo të sigurt dhe brenda disa sekondave, makina sportive fillon të lëvizë me pasiguri.

Shoferi nuk tregon asnjë shenjë ndalimi dhe vetura rrotullohet në mënyrë dramatike para se të godasë papritmas barrierat.

Një shofer, i cili kapi momentin dhe po dërgonte fëmijët e tij në shkollë, tha: “Unë mendoj se ai po përpiqej të qëndronte para meje, pasi ai nuk do të më linte të kaloja”. /Telegrafi/