Telegrafi

Nuk deklaron rreth 14,000 euro në Rinas, ndalohet markoneni

Foto: Ilustrim

Policia s Shtetit ka njoftuar sot sekuestrimin e një shume të konsiderueshme parash të padeklaruara në Aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas.

Një shtetas maroken, banues në Belgjikë, është proceduar penalisht nga policia, pasi nuk deklaroi shumën e parave në kufi.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas, marokenit i’u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale një shumë prej 13,915 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar.

Lexo po ashtu Nën efektin e shumë medikamenteve, piloti i linjës Tiranë-Luton urdhëroi ndalimin e fluturimit për shtetasen shqiptare

“Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Tiranë, u procedua penalisht shtetasi M. B., 47 vjeç, banues në Belgjikë, për mosdeklarim të të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”, ka shtuar policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/