Telegrafi

Nuk arritën te Lainer, Tare tani mendon ta shkëmbejë Valon Berishën me një tjetër futbollist

Valon Berisha. (Photo by Marco Rosi/Getty Images)

Valon Berisha nuk është duke kaluar momente të mira te Lazio.

Ylli i Kosovës nuk ka arritur të ambientohet ne kryeqytetin italian dhe pas një viti qëndrim do të largohet.

Lazio fillimisht synoi ta shkëmbente atë me Stefan Lainer të RB Salzburg, por që austriaku zgjodhi Bayer Leverkusenin.

Por drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka një tjetër futbollist objektiv te Red Bull Salzubrg.

Kryeqytetasit italian synojnë transferimin e talentit hungarez Dominik Szoboszlai.

Dominik Szoboszlai

18-vjeçari ka shënuar 11 gola dhe ka bërë 10 asistime në 29 ndeshje zyrtare me Salzburgun.

Tare i ka ofruar skuadrës kampione të Austrisë shërbimet e Valon Berishës si dhe pesë milionë euro të tjera për të arritur te Szoboszlai.

Kjo marrëveshje mund të arrihet lehtë, pasi Salzburgu ka shprehur interesim për ta rikthyer Berishën në bundesligën austriake.

Kosovari 26-vjeçar këtë edicion ka zhvilluar vetëm 14 ndeshje me fanellën e Lazios ku kryesisht është inkuadruar nga banka rezervë. /Telegrafi/