Site icon Telegrafi

Nuk arrihet marrëveshje Maqedoni-Bullgari për furnizimin me energji elektrike

Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut nuk arritën një marrëveshje për çmimin e energjisë elektrike që prodhuesit bullgarë duhet të eksportojnë në Shkup.

Një grup pune nga Maqedonia e Veriut qëndroi në Sofje.

Në takim morën pjesë drejtorët e kompanive maqedonase energjetike – Vasko Kovaçevski nga AD ESM dhe Orhan Murtezani nga MEPSO, si dhe Viktor Andonov – këshilltar i kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Në takim nuk u arrit marrëveshje për çmimin dhe kostot e transportit të energjisë elektrike.

Gjatë javës në vijim do të ketë sërish një takim të grupeve punuese për një përpjekje të dytë për arritjen e marrëveshjes për furnizimin me energji elektrike.

Korrespondenti i Agjencionit Informativ të Maqedonisë nga Sofja kujton se më 5 shtator kryeministrat e dy vendeve, Galab Donev dhe Dimitar Kovaçevski, ranë dakord të eksportojnë rreth 200 megavat orë energji elektrike nga Bullgaria në Maqedoninë e Veriut.

Exit mobile version