Telegrafi

NRG Band me videoklip të ri

Besnik Qaka (Foto: Instagram/besnikqaka)

Anëtarët e grupi të njohur “NRG Band” e kanë prezantuar këngën e tyre më të re për fansat e tyre. “Prej teje”mban titullin kjo këngë, të cilën e kanë sjellë të vizualizuar edhe me videoklip.

Muzika është punuar nga Besnik Qaka, gjersa për tekstin dhe bitin janë përkujdesur Muma dhe Alandy.

Besnik Qaka në klipin e ri (Foto: YouTube)

Klipi i këngës është realizuar në një nga bregdetet shqiptare, me një performancë mjaft të veçantë. Ana vizuale e projektit i është besuar produksionit Bug.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Nrg Band

Ndryshe, para pak javësh NRG Band sollën një tjetër këngë në bashkëpunim me Estto, të titulluar “Dashuri”.

Grupi këtë vit kanë qenë mjaft të angazhuar në muzikë, duke mos lënë anash edhe mbrëmjet e ndryshme muzikore. /Telegrafi/