Telegrafi

Noussair Mazraoui emri i ri për mbrojtjen e Barcelonës

Barcelona është duke kërkuar nëpër një krizë të madhe këtë edicion dhe synon këndelljen nga viti i ardhshëm.

Katalunasit kanë angazhuar trajnerin Xavi Hernandez dhe priten ndryshime të mëdha në klub.

Largime të mëdha pritet të ndodhin nga Camp Nou derisa shumë lojtarë të rinj pritet t’i bashkohet katalunasve.

Noussair Mazraoui është emri i ri për mbrojtjen e Barcelonës së edicionit të ardhshëm.

Mbrojtësi i djathtë maroken është futur në vitin e fundit të kontratës me Ajaxin dhe Barcelona synon transferimin e tij me parametra zero.

24-vjeçari në tri vitet e fundit ka shfaqur formë të mirë dhe pëlqehet shumë nga trajneri i Barçës, Xavi Hernandez.

Drejtuesit e klubit katalunas synojnë të gjejnë marrëveshje me Mazraouin në janar në mënyrë që ai t’iu bashkohet në verë si lojtar i lirë.

Në garë për lojtarin mbetet fuqishëm edhe Roma, me Giallorosët që janë gati të shpenzojnë pak për ta transferuar atë qysh në janar. /Telegrafi/