Nottingham Foresti ka befasuar Arsenalin në FA Cup.
Topçinjtë u eliminuan pasi humbën me rezultat 4-2, në një takim me shumë ulje e ngritje.
Goli i parë në takim edhi nga Eric Lichaj në minutën e 20-të, ndërsa pas tre minutash barazoi Arsenali me anë të Per Mertesacker.
Pas dy shanseve nga vendasit erdhi dhe goli, ishte Lichaj ai që shënoi në minutën e 44-të.
Ben Brereton e thelloi epërsinë e vendasve nga pika e bardhë në minutën e 64, kurse për 3-2 shënoi Danny Welback.
Goli i qetësisë u shënua në minutën e 86-të nga Kieran Dowell nga penalltia.
Nottinghami kundërshtarin në fazën 1/16 do ta mësojë pas shortit.
Vlen të theksohet se dyshja shqiptare Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi nuk ishin të ftuar për këtë takim. /Telegrafi/