Manchester United e ka marrë vetëm një pikë në udhëtim të Wolverhampton Wanderers në xhiron e dytë të Ligës Premier, pasi ndeshja përfundoi 1-1.
Djajtë e Kuq ishin të parët që kaluan në epërsi me golin e shënuar nga Anthony Martial në minutën e 27-të, ndërsa ‘Ujqit’ e barazuan rezultatin me anë të Ruben Neves (55’).
Manchester United ishte skuadër për një nuancë më e mirë, duke marrë notën e përgjithshme 6.60, ndërsa Wolves u vlerësua me 6.56, një diferencë e ngushtë mes dy skuadrave.
Lojtarët me paraqitjen më të mirë në ndeshje ishin, Anthony Martial, Aaron Wan-Bissaka dhe Joao Moutinho, që morën notën 7.5.
Nga ana tjetër, lojtari që kishte paraqitjen më të dobët ishte mesfushori i vendasve, Matt Doherty, që mori vlerësimin 5.8.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:
/Telegrafi/