Site icon Telegrafi

Notat e lojtarëve, Turqi 0-3 Portugali: Silva dhe Fernandes më të mirët

Portugalia ka fituar me rezultat të thellë 3-0 ndeshjen ndaj Turqisë e vlefshme për Grupin E, duke siguruar kështu kualifikimin në mesin e 16 kombëtareve më të mira.

Për të hapur serinë e golave për portugezët u përkujdes Bernardo Silva, i cili shënoi për 1-0 në minutën e 21-të.

Epërsia e Portugalisë u dyfishua me një autogol të Samet Akaydin në minutën e 28-të, ndërsa golin e tretë e realizoi në pjesën e dytë Bruno Fernandes.

Lojtari më i mirë në këtë ndeshje sipas Sofascore ishte Bernardo Silva i cili mori notën 8.2, ndërsa me paraqitje të mira u vlerësuan edhe Bruno Fernandes (7.9) dhe Cristiano Ronaldo (7.7).

Lexo po ashtu Portugalia mposht bindshëm Turqinë dhe kualifikohet në mesin e 16 më të mirave

Tek Turqia lojtari me paraqitjen më të mirë ishte Hakan Calhanoglu që mori notën 7.2, ndërsa dështimi i ndeshjes doli të jetë Altay Bayindir me 6.1.

Notat e lojtarëve tjerë të të dyja ekipeve:

Standings provided by Sofascore

 

Exit mobile version