Telegrafi

Notat e lojtarëve: Torino 0-1 Juventus, De Ligt ylli i ndeshjes

Matthijs de Ligt (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Juventusi është mjaftuar me një gol në derbin lokal ndaj Torinos për të vazhduar kryesimin në Serie A.

Falë paraqitjes më të mirë, Zonja e Vjetër ka marrë notë mesatare më të lartë (7.03) në raport me rivalin lokal (6.48).

Lexo po ashtu Juventusi triumfon në derbin lokal ndaj Torinos

Me notë më të lartë në këtë ndeshje është vlerësuar mbrojtësi i Bianconerëve, Matthijs de Ligt (8.4), por e gjithë mbrojtja e bardhezinjve bëri paraqitje të mirë.

Portieri vendas, Salvatore Sirigu (8.3), ishte fantastik në këtë takim, ndërsa në listën e lojtarëve me notat më të ulëta është edhe Paulo Dybala (6.2).

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Torinos (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Juventusit (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/