Juventusi është mjaftuar me një gol në derbin lokal ndaj Torinos për të vazhduar kryesimin në Serie A.
Falë paraqitjes më të mirë, Zonja e Vjetër ka marrë notë mesatare më të lartë (7.03) në raport me rivalin lokal (6.48).
Me notë më të lartë në këtë ndeshje është vlerësuar mbrojtësi i Bianconerëve, Matthijs de Ligt (8.4), por e gjithë mbrojtja e bardhezinjve bëri paraqitje të mirë.
Portieri vendas, Salvatore Sirigu (8.3), ishte fantastik në këtë takim, ndërsa në listën e lojtarëve me notat më të ulëta është edhe Paulo Dybala (6.2).
Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:
/Telegrafi/