Shqipëria pësoi humbje nga Skocia në ndeshjen e dytë grupore në kuadër të Ligës së Kombeve.
Paraqitja e ekipit nikoqir është vlerësuar me notë mesatare 7.01, kurse Kuqezinjtë kanë marrë notën 6.46.
John McGinn është vlerësuar si lojtari më i mirë në këtë ndeshjes (7.9), ndërsa menjëherë pas tij gjendet golashënuesi Steven Naismith.
Elseid Hysaj është vlerësuar si lojtari më i mirë i Shqipërisë me notën 7.0.
Nota më e ulët ka shkuar për mbrojtësin e krahut, Egzon Binaku, i cili ka marrë notën 5.9. Ai njëherësh është edhe lojtari me notën më të ulët në këtë sfidë.
Përkundër autogolit, Berat Gjimshiti ka marrë një notë relativisht të mirë (6.8) në raport me bashkëlojtarët.
Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:
/Telegrafi/