Telegrafi

Notat e lojtarëve: Sheffield 0-1 Liverpool, Van Dijk ishte heroi i ndeshjes

Virgil van Dijk (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Liverpooli e ka mposhtur Sheffield Unitedin në kuadër të javës së shtatë të Ligës Premier me rezultat minimal 0-1.

Golin e vetëm në këtë takim e realizoi mesfushori i The Reds, Georginio Wijnaldum në minutën e 70-të, për të vazhduar kështu të pamposhtur në shtatë xhiro.

Liverpooli ishte për një nuancë më e mirë në fushë, duke marrë notën e përgjithshme 6.95, derisa vendasit kishin vlerësimin 6.42.

Sheffield vs Liverpool (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Lojtari me paraqitjen në këtë takim ishte Virgil van Dijk që bëri disa ndërhyrje në raste vendimtare, gjersa mori notën, 8.2.

Lexo po ashtu Liverpooli fiton, por vuan ndaj Sheffieldit

Në anën tjetër, ai që dështoi në këtë takim ishte portieri i Sheffieldit, Dean Henderson, që mori vlerësimin 5.6.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Sheffieldit (Foto: Whoscored)
Notat e lojtarëve të Liverpool (Foto: Whoscored)

/Telegrafi/