Telegrafi

Notat e lojtarëve: Roma 3-2 Manchester United, paraqitje e mirë nga Cavani

(Foto: Twitter/Manchester United)

Roma është eliminuar nga Liga e Evropës, përkundër fitores ndaj Manchester Unitedit (3-2), në ndeshjen kthyese gjysmëfinale që u zhvillua në Stadio Olimpico.

Si skuadra fituese, Giallorossët kanë marrë notë mesatare lehtësisht më të lartë në krahasim me Djajtë e Kuq.

Faza ofensive e skuadrës vendase ka bërë paraqitje solide, ndërsa Edinson Cavani dhe David de Gea janë vlerësuar te mysafirët.

Lexo po ashtu Unitedi konfirmohet si finalist, eliminon Romën nga Liga e Evropës

Ndërkaq, notat më të ulëta i kanë marrë Gianluca Mancini në njërën anë dhe Mason Greenwood në anën tjetër.

Më poshtë, është vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave sipas SofaScore. /Telegrafi/