Telegrafi

Notat e lojtarëve: Roma 2-0 Juventus, Dzeko më i dalluari

Edin Dzeko(Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Roma e kishte fjalën kryesore në javën e 36-të në Serie A, pasi e mposhti Juventusin me rezultat 2-0 në stadiumin Olimpico.

Romakët fituan me golat e Alessandro Florenzit dhe Edin Dzekos që u shënuan në pjesën e dytë, për t’i mbajtur kështu gjallë shpresat për një vend në Ligën e Kampionëve.

Roma ishte për një nuancë skuadër më e mirë, duke marrë vlerësimin e përgjithshëm prej 7.12 nga WhoScored, ndërsa Juventusi, 6.25.

Roma vs Juventus(Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Edin Dzeko ishte lojtari më i dalluar i ndeshjes që mori notën 8.2, derisa Wojciech Szczesny kishte një paraqitje të dobët, 5.9.

Lexo po ashtu Roma fiton ndaj Juventusit, mban gjallë shpresat për Ligën e Kampionëve

Cristiano Ronaldo nuk arriti që të lë shumë gjurmë në këtë derbi të Serie A, duke marrë notën 6.6, edhe pse shënoi një gol në pjesë të dytë, por që u anulua për shkak të pozicionit jashtë loje.

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Romës (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Juventusit (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/