Telegrafi

Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-1 Chelsea, Pulisic dhe Militao me paraqitjet më të mira

(Foto: Twitter/Chelsea FC)

Është mbyllur pa fitues ndeshja e parë gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve ndërmjet Real Madridit dhe Chelseat.

Ashtu sikurse rezultati, edhe notat mesatare të të dyja skuadrave janë të përafërta.

Mbrojtësi i Los Blancos, Nacho Fernandez, ka marrë vlerësimin më të ulët te vendasit, derisa te mysafirët notën më të ulët e ka marrë portieri Edouard Mendy.

Lexo po ashtu Real Madrid dhe Chelsea ndahen baras, do të vendos takimi i dytë në “Stamford Bridge”

Derisa vlerësimet më të lartë i kanë marrë Eder Militao në njërën anë dhe Christian Pulisic në anën tjetër.

Më poshtë janë notat e lojtarëve të të dyja skuadrave, sipas vlerësimit të SofaScore. /Telegrafi/