Portugalia e eliminoi Slloveninë përmes penalltive, për të kaluar në çerekfinale të Euro 2024, aty ku do të përballet me Francën.
Ndeshja nuk solli gola as në kohën e rregullt e as në vazhdime, ndërsa në 11 metërsha, portugezët realizuan tri, ndërsa sllovenët asnjë.
Portugalia ishte më e mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 7.45, gjersa Sllovenia u vlerësua me 6.86.
Jan Oblak ishte lojtari i ndeshjes sipas SofaScore, që bëri disa pritje bravuroze dhe e stopoi penalltinë e Cristiano Ronaldos në vazhdime, e që mori notën 8.9.
Në anën tjetër, dështimi i kësaj ndeshje doli të ishte Josip Ilicic, që u vlerësua me 6.3.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:
/Telegrafi/