Portugalia siguroi pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror duke ia marrë kreun Zvicrës me një përballje direkt për kreun e Grupit B.
Angazhimi i portugezëve është vlerësuar me anë të notave individuale të futbollistëve.
Asistuesi Bernardo Silva (8.0), qendërmbrojtësi Pepe (7.9) dhe golashënuesi Andre Silva (7.5) janë vlerësuar si lojtarët më të mirë të skuadrës vendase.
Një paraqitje jo e nivelit të zakonshëm të Cristiano Ronaldos (6.7), i cili nuk arriti të ishte protagonist në këtë takim.
Haris Seferovic është lojtari me notën më të ulët te Zvicra (5.7), por më mirë nuk qëndron as Blerim Xhemaili (5.8).
Admir Mehmedi është vlerësuar me notën 6.0, kurse Xherdan Shaqiri (6.6) dhe Granit Xhaka (6.6) ishin ndër më të mirët te ekipi zviceran. Vetëm Stephan Lichtsteiner (6.8) ka notën më të lartë se dyshja shqiptare.
Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja përfaqësueseve:
/Telegrafi/