Telegrafi

Notat e lojtarëve: Norwich City 3-2 Manchester City, Rodri dhe Buendia më të mirët

Emiliano Buendia në ndeshjen ndaj Norwich Cityt (Foto: Paul Harding/Getty Images/Guliver)

Norwich City ka arritur ta mposhtë Manchester Cityn duke ia shkaktuar humbjen e parë sezonale kampionit në Ligën Premier.

Paraqitja e vendasve ishte më e mirë, prandaj nota e tyre mesatare (7.08) është më e lartë në krahasim me atë të mysafirëve (6.70).

Asistuesi i dyfishtë te Norwichi, Emiliano Buendia dhe golashënuesi i Cityt, Rodri, kanë marrë notat më të larta në këtë takim (8.9).

Lexo po ashtu Norwichi ia shkakton humbjen e parë sezonale Cityt

Notat më të ulëta kanë shkuar për lojtarët mysafirë, si Ederson (5.4) Nicolas Otamendi (5.7) dhe David Silva (5.8).

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Norwich Cityt (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Manchester Cityt (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/