Interi ka fituar derbin ndaj Napolit në kuadër të javës së 18-të në Serie A me rezultat 3-1.
Golat për Nerazzurët i shënuan Romelu Lukaku (14’/33’) dhe Lautaro Martinez (62’), derisa për napolitanët shënoi vetëm Arkadiusz Milik (39’).
Interi ishte skuadër më e mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 6.88, ndërsa Napoli u vlerësua me 6.51.
Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë derbi ishte padyshim sulmuesi belg që shënoi dy gola dhe u notua me 8.8.
Në anën tjetër, dështimi i këtij takimi doli të ishte portieri i vendasve Alex Merte që u vlerësua me 5.5
Paraqitje solide kishte Elseid Hysaj që luajti nga filli dhe mori notën 6.1.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:
/Telegrafi/