Inter ka shënuar fitore me rezultat 2-1 në ‘San Siro’ ndaj Milanit, në atë që njihet ndryshe si Derby della Madonnina duke siguruar kështu matematikisht titullin e 20-të të Serie A.
Golat në këtë takim për Interin i shënuan Francesco Acerbi dhe Marcus Thuram ndërsa për Milanin rrjetën e gjeti Fikayo Tomori.
Kjo ishte hera e dytë që Interi e mposht Milanin këtë sezon, pasi në ndeshjen e parë kishin fituar me rezultat të thellë 5-1.
Sipas Sofascore, Interi ishte ekip më i mirë në fushë duke marrë notën 6.89 ndërsa Milani mori 6.78.
Lojtari më i mirë në fushë ishte Marcus Thuram i cili u vlerësua me notën 7.7, ndërsa me notë të njëjtë u vlerësua edhe Benjamin Pavard.
Dështimi i ndeshjes doli të jetë Denzel Dumfries i cili luajti vetëm nëntë minuta dhe u ndëshkua direkt me karton të kuq.
Notat e lojtarëve tjerë të të dyja skuadrave: