Telegrafi

Notat e lojtarëve: Milan 1-0 Brescia, Suso më i dalluari

Milani e ka mposhtur Brescian në kuadër të javës së dytë në Serie A me rezultat minimal 1-0.

Golin e vetëm në këtë përballje e ka shënuar Hakan Calhanouglu në minutën e 12-të, pas asistimit që pranoi nga Suso.

Milani ishte skuadër me e mirë për një nuancë, duke marrë notën e përgjithshme 6.98, ndërsa Brescia mori vlerësimin 6.35, diferencë e ngushtë mes të yja skuadrave.

Milan vs Brescia (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë takim ishte anësori i Rossonerëve, Suso, që mori notën 8.1, pas asistimit te goli i mesfushorit turk.

Lexo po ashtu Milani e mposht me shumë mund Brescian në San Siro

Në anën tjetër, lojtari që nuk arriti ta dëshmonte vetën në këtë takim ishte mbrojtësi i Brescias, Bruno Martella, që mori vlerësimin 5.8

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Milanit (Foto: WhoScored)
Notat e lojtarëve të Brescias (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/