Milani e ka mposhtur Brescian në kuadër të javës së dytë në Serie A me rezultat minimal 1-0.
Golin e vetëm në këtë përballje e ka shënuar Hakan Calhanouglu në minutën e 12-të, pas asistimit që pranoi nga Suso.
Milani ishte skuadër me e mirë për një nuancë, duke marrë notën e përgjithshme 6.98, ndërsa Brescia mori vlerësimin 6.35, diferencë e ngushtë mes të yja skuadrave.
Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë takim ishte anësori i Rossonerëve, Suso, që mori notën 8.1, pas asistimit te goli i mesfushorit turk.
Në anën tjetër, lojtari që nuk arriti ta dëshmonte vetën në këtë takim ishte mbrojtësi i Brescias, Bruno Martella, që mori vlerësimin 5.8
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë të të dyja skuadrave:
/Telegrafi/