Telegrafi

Notat e lojtarëve: Manchester City 6-1 Huddersfield Town, Aguero me notë maksimale

Het-trik nga Aguero (Foto: Getty Images)

Manchester City ishte i pamëshirshëm në Etihad Stadium, në ndeshjen e dytë sezonale duke fituar me rezultat të lartë kundër Huddersfield Town.

Dhe loja shumë më bindëse e vendasve është vlerësuar me notë mesatare shumë më të mirë (7.56), në krahasim me atë të mysafirëve (5.88).

Padyshim se lojtari më i mirë në fushë ishte Sergio Aguero (10), i cili realizoi het-trik në këtë takim.

Lexo po ashtu City i pamëshirshëm ndaj Huddersfieldit, het-trik nga Aguero

Paraqitje shumë të mirë ka bërë edhe Gabriel Jesus (9.8), i cili e shënoi një gol, ndërsa me notë të lartë është vlerësuar edhe golashënuesi tjetër, David Silva (8.7).

Te mysafirët, portieri Ben Hamer ka marrë notë shumë të ulët (4.9) për shkak të dy gabimeve dhe gjashtë golave të pranuar.

Mbrojtësi shqiptar, Florent Hadergjonaj, është vlerësuar me notën 5.6.

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Manchester Cityt (Foto: WhoScored.com)

 

Notat e lojtarëve të Huddersfield Town (Foto: WhoScored.com)

/Telegrafi/