Site icon Telegrafi

Notat e lojtarëve, Man City 4-0 Fluminense: Alvarez më i miri në fushë

Manchester City e ka mposhtur me rezultat të thellë 4-0 Fluminensen, në finale të Kupës së Botës për Klube që u zhvillua në Arabinë Saudite.

“Qytetarët” avancuan me dy gola pas pjesës së parë, falë një goli të Julian Alvarez dhe një autogoli të mysafirëve.

Në pjesën e dytë, City shënoi edhe dy herë të tjera përmes Phil Foden dhe Julian Alvarez, i cili shënoi dy gola në këtë sfidë.

Lojtari më i mirë në fushë ishte Julian Alvarez i cili u vlerësua me notën 9.4.

Paraqitje të mirë patën edhe Bernardo Silva dhe Phil Foden që morën notën 7.8 , Jack Grealish dhe Rodri me 7.5.

Lojtari më i dobët në fushë ishte Diogo Barbosa i mysafirëve që u notua me 6.0.

Notat e lojtarëve të tjerë:

 

/Telegrafi/

Exit mobile version