Site icon Telegrafi

Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Liverpool ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Manchester Cityt në kuadër të javës së 26-të në elitën e futbollit anglez.

Të motivuar nga gjendja tabelare, mysafirët ia dolën që të dhurojnë një paraqitje tejet të mirë për të marrë pikët e plota.

Golin e epërsisë ata e gjetën në pjesën e parë përmes Mohamed Salah i cili realizoi për 1-0, teksa golin e dytë e shënuan në pjesën e dytë përmes Dominik Szoboszlai (2-0).

Përveç golit të realizuar, Salah ishte edhe personi që asistoi tek goli i dytë i shënuar nga Szoboszlai, andaj për këtë arsye ai është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes nga Sofascore duke marrë notën 9.0.

Liverpooli ‘fundos’ Man Cityn në Etihad, vazhdon me hapa të sigurt drejt titullit kampion
Lexo po ashtu Liverpooli ‘fundos’ Man Cityn në Etihad, vazhdon me hapa të sigurt drejt titullit kampion

Pas tij me paraqitje të mira u vlerësuan edhe Alisson (8.0) i cili bëri plotë pesë pritje, Virgil Van Dijk (7.8) dhe Dominik Szoboszlai (7.7).

Tek Manchester City në anën tjetër lojtari më i vlerësuar në këtë takim ishte Jeremy Doku me notën 8.0, me belgun që kompletoi plotë 13 driblime.

Me paraqitje solide u vlerësuan gjithashtu edhe Abdukodir Khusanov me notën 7.2 dhe braziliani Savinho me notën 7.0.

Dështimi i ndeshjes në këtë derbi doli të jetë Trent Alexander-Arnold i cili u vlerësua me notën 6.2, pasi u driblua plotë 11 herë nga lojtarët kundërshtarë./Telegrafi/

 

Exit mobile version