Telegrafi

Notat e lojtarëve: Liverpool 0-0 Chelsea

Liverpooli dhe Chelsea i ndanë pikët në barazimin pa gola që u zhvillua në kuadër të javës së 21-të në Ligën Premier.

Dy skuadrat patën shanse të mira shënimi, por asnjëra nuk ia doli t’i konkretizonte ato.

Chelsea ishte skuadër më e mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 7.05, me Liverpoolin që u vlerësua me 6.85.

Lojtari me paraqitjen më të mirë ishte Thiago Silva që bëri disa ndërhyrje vendimtare, e që mori notën 7.9.

Mykhailo Mudryk që bëri debutimin, duke u inkuadruar në minutën e 55-të, mori një vlerësim solid, 6.9.

Në anën tjetër, dështimi i kësaj sfide doli të ishte Curtis Jones, që u notua me 6.2.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

/Telegrafi/