Telegrafi

Notat e lojtarëve: Leganes 1-3 Real Madrid, Kovacic dhe Vazquez më të mirët në fushë

(Foto: Getty Images)

Real Madridi ka regjistruar fitore komode si mysafir i Leganes, skuadër ndaj të cilës e zhvilloi ndeshjen e mbetur në La Liga.

Nota mesatare e skuadrës vendase ishte 6.4, derisa Los Blancos ishin dukshëm më të mirë me një notë mesatare prej 7.23.

Lexo po ashtu Reali fiton në ndeshjen e mbetur të La Ligas, ngjitet në pozitën e tretë të tabelës

Te vendasit është vlerësuar më së shumti Gabriel Appelt Pires (7.7), ndërsa notën më të ulët e ka marrë Nabil El Zhar (5.7).

Notën më të lartë te Los Blancos e ka marrë mesfushori Mateo Kovacic (9), i ndjekur nga Lucas Vazquez (8.8) dhe Casemiro (8.2).

Portieri Kiko Casilla është vlerësuar me notën më të ulët (6.6) te skuadra mysafire.

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Leganes (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Leganes (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/